Një zarf totalisht i pazakontë ka shkaktuar panik ditën e sotme te skuadra e Interit. Trajneri i ekipit, Antonio Conte kërcënohet me jetë.
Sipas "Corriere della Sera", tekniku zikaltër ka marrë një zarf, i cili mbante brenda dhe një plumb.
Organet e ligjit në Itali menjëherë nisën hetimet për autorët e këtij akti të rëndë.
Ndërkaq janë marrë gjithashtu masa nga policia për të mbrojtur trajnerin zikaltër dhe familjen e tij.
Në ditët në vijim, matertiali i dorëzuar nga trajneri do t’iu nënshtrohet të gjitha analizave shkencore dhe verikimeve të nevojshme, në mënyrë që të mund të gjurmohet autori i veprimit kriminal.