JOQ Albania
Home

Kapi gruan serbe me të tjerë, burri 53 vite më i madh futet në grevë urie: Dua të vdes
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16/11/2019 12:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

53 vite diferencë nuk i kanë ndaluar të martohen. 21-vjeçarja Milijana Bogdanoviç dhe 74-vjeçari Milojko Boziç, u bënë të njohur për publikun fillimisht kur morën pjesë në një reality show në Serbi.

I pakënaqur me veprimet e bashkëshortes në atë reality show, Milojko ka hyrë në grevë urie. Ai është shprehur i indinjuar me gjithçka që po bën bashkëshortja e tij. Burri e ka fjalën veçaërisht për flirtimin dhe joshjen që e shoqja ka ndaj meshjukve të tjerë.

Kësaj here ai tha se është i gatshëm të shkojë deri në fund të rrugës. Për shkak të kësaj, një ekip mjekësh dhe stafi mjekësor është detyruar të ndërhyjë menjëherë në vilë.

Ndërkohë, që bashkëshortja e tij 21-vjeçare i kërkon vazhdimisht të ndërpresë këtë “marrëzi”.

Milijana dhe Milojko u martuan më 7 shtator në qytetin Pozhega, në një ceremoni që u transmetua drejtpërsëdrejti në televizion.