Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje, sfidën e fundit të eleminatoreve përballë Francës. Kuqezinjtë do inagurojnë në këtë sfidë edhe stadiumin e ri kombëtar.
Ndryshe nga herët e kaluara, këtë herë janë publikuar edhe disa masa shtesë për tifozët të cilët do jenë të pranishëm nesër në impiantin e ri.
Rregullat që duhet të dinë tifozët për nesër:
1. Do kontrollohet karta e identitetit dhe bileta. Gjithashtu do të ketë kontroll fizik të tifozëve;
2. Nuk lejohen të futen në stadium tifozë me jelekë të paloguar
3. Nuk do të lejohen tifozët që mbajnë çanta shpine, çadra, çakmakë, aparate fotografikë apo kamera, e gjithashtu fara luledielli.
4. Uji dhe pijet e tjera nuk do të lejohen të futen nga jashtë stadiumit, pasi tifozët kanë mundësinë t’i blejnë në tribunat përkatëse, ku do të ketë shërbim katering.
5. Mjete piroteknike si flakadanë, fishekzjarrë, kapsolla apo tymuese janë rreptësisht të ndaluara.
6. Tifozëve u ndalohen edhe vuvuzelat, boritë, bilbilat dhe lazerat.
7. Flamujt dhe simbole të tjera kombëtare do të lejohen vetëm me shkopinj plastikë.
8. Janë rreptësisht të ndaluara banderolat me përmbajtje politike.