Për fatin e keq, Kosova nuk ia ka dalë dot të dalë me një rezultat pozitiv, kundër Çekisë, pasi janë mundur me shifrat 2-1.
Edhe pse shënuan të parët me Nuhiun, "Dardanët", nuk kanë arritur dot të ruajnë avantazhin që morën në fillimin e pjesës së dytë.
Me fitoren e sotme, Çekia është kualifikuar për në Europianin e 2020-ës, ndërsa Kosova humbet përfundimisht shpresat për kualifikim nga eleminatoret, pasi ka 11 pikë, katër më pak se çekët.
Shansi i kosovarëve për Europianin, vijon të jetë nëpërmjet Ligës së Kombeve.