Duka shfryn ndaj tifozëve: Vijnë në stadium për Mbappe dhe jo për kombëtaren

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.11.2019, 20:19

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka folur përpara fillimit të ndeshjes me Andorrën duke u shprehur totalisht i pakënaqur nga pjesëmarrja e pakët e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Në intervistën e tij për mikrofonin e “RTSH”, Duka është shprehur se tifozët vijnë në stadium për të parë kundërshtarët dhe jo për të mbështetur ekipin.

Ai u shpreh:

Tifozët kanë harruar që kemi një ndeshje më të rëndësishme sot me Andorrën dhe ndaj nuk ka shumë njerëz.Është një ndeshje si gjithë të tjerat, të gjithë ekipe luajnë mirë. E kemi pritur datën 17 dhe presim edhe këtë datë sepse çunat na kanë bërë të besojmë në rezultat pozitiv. Nuk më intereson asgjë tjetër. Në fakt do të bëja gjithçka që stadiumi të jetë plot dhe kam bërë gjithçka. Nuk e di çfarë mund të bëhej më shumë. Duhet mbështetur nëse nuk ka punë më të rëndësishme, por duket se sot kanë pasur. Nuk besoj se ndikon largësia. Komoditeti në Elbasan apo në Shkodër është fantastik, por fatkeqësisht tifozeria jonë, jo ultrasit, nuk vijnë për të parë ekipin, por kundërshtarin. Vijnë për të parë Mbapenë apo Ronaldon. Tifozët e vërtetë duhet të vijnë për të parë Kombëtaren sot”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit