Shqipëria luan sonte ndeshjen e parafundit të eleminatoreve në “Elbasan Arena” dhe tifozët presin goleadë ndaj një kundërshtari modest si Andorra.
Kuqezinjtë e kanë mbyllur aventurën e tyre për një vend në Europë, megjithatë duan vendin e tretë në grup dhe ndeshja ndaj Andorrës mund t’ia mundësojë këtë.
Duke parë nivelin e dobët të kundërshtarit, interesimi për këtë sfidë ka qenë mjaft i vakët.
Mësohet se vetëm afro 3-4 mijë kuqezinj do të jenë të pranishëm në shkallët e “Elbasan Arenës”, ndërsa kur jemi 1 orë para ndeshjes, tifozët janë ende jashtë stadiumit.