Kombëtarja shqiptare do të luajë pas pak sfidën kundër Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Europianit, "Euro 2020" .
Kur duhen edhe afro 1 orë nga fillimi i sfidës, është bër publik edhe formacioni zyrtar.
Trajneri Reja ka vendosur që të luajë me dy sulmues, duke mos e ndryshuar skemën e tij. Kamberi nuk është i gatshëm për të luajtur për shkak të një dëmtimi.
Pikërisht për këtë arsye, tekniku italian ka vendosur që nga minuta e parë të hedh në sulm futbollistë si Balaj dhe Manaj.
Ja formacionet e plota:
SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Roshi, Memushaj, Ramadani, Ndoji, Manaj, Balaj.
ANDORRA: Gomes, Martinez, Vales, Emili Garsia, Klemente, Moreno, Alaez, San Nikolas, Cervos, Kus Rubio, Lovera.