Kanë nisur tensionet e para në prag të ndeshjes Çeki-Kosovë, e vlefshme për eleminatoret e Europianit "Euro 2020".
Disa tifozë kosovarë janë sulmuar nga një grup të tifozëve çekë me maska.
Mediat kosovare raportojnë se një grup me tifozë çekë dhe serbë prej 20 vetash i kanë sulmuar fizikisht katër tifozë të Kosovës.
Dyshohet se tifozët e Çekisë janë nxitur pikërisht nga serbët për këtë veprim. Policia ka reaguar dhe menjëherë i ka arrestuar disa nga sulmuesit.