Nëse e keni parë Superbad, atëherë do ta mbani mend lehtë aftësinë e personazhit të Jonah Hill për vizatimin e penisave. Gjatë viteve të shkollës ai ishte në gjendje të krijonte portrete të gjalla, të hollësishme dhe të jashtëzakonshme, por ai nuk ishte krenar për këtë. Ndërsa ky ishte një film imagjinar, një Australian ka krijuar një biznes që vërtitet rreth kësaj ideje.
Për vite me radhë Brendan Pearce ka qenë i apasionuar pas vizatimit të penisave.
"Gjatë viteve të mia formuse vizatova penisin tim, por mendos se ndryshova pak kur zgjodha që ta ndiqja atë në mënyrë profesionale. Kur gjen diçka që vërtet do ta bësh mendoj se duhet ta kapësh me të dyja duart. Kam kaluar orë pafund duke punuar për të përmirësuar aftësitë e mia për vizatimin e penisit, por vetëm vitet e fundit jam përmirësuar aq sa munda ta ndaj atë pasion me botën".
Brendan thotë se gjithçka nisi nga një hobi dhe përfundoi në një biznes të madh kur ai u punësua në agjencinë krijuese Orange Digital.
Ekipit të tij na dha si detyrë të vizatonim një numër të madh letrash, brenda një afati të shkurtër kohor. Ata dolën me idenë e dërgimit të letrave, me penis të vizatuar, tek njerëzit e tyre të dashur dhe kur panë se sa e lartë ishte kërkesa kuptuan se mund të bënin shumë para.
"Është bukur të jem në gjendje të përdor aftësitë e mia për vizatimin e penisit, për të qenë pjesë e një lajmi kaq të mirë," thotë ai. "Vizatimet sigurojnë të ardhura të mëdha dhe të paktën 50% e fitimeve shkojnë për një kauzë të madhe – për t’u kujdesur për shëndetin e burrave bamirësitë, kryesisht në Fondacionin e Kancerit të Prostatës në Australi.
"Janë rreth 1000 letra të vizatuara që janë dërguar te njerëz në vende të ndyshme të botës dhe të qenit në gjendje për të mbledhur para për bamirësi e bën shumë të kënaqshme këtë punë. Jam i nderuar që disa kritikë të artit tani më vendosin në mesin e krijuesve kryesorë të botës që shquhen për artin e të viztuarit".
Instagrami i një burri Australian është i mbushur me vizatime të jashtëzakonshme, marramendëse dhe të çuditshme të penisit në të gjitha format dhe madhësitë. Por ai jo vetëm që vizaton penisin, por është duke e përfshirë formën mashkullore në kulturën klasike pop.
Burimi: LADBible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania