Ronaldo tekanjozi, ja të gjitha përplasjet e tij me trajnerët

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.11.2019, 15:17

Te Juventusi ka një çështje dhe ajo quhet "Cristiano Ronaldo". Ylli portugez ka një krisje me trajnerin Sarri, pasi ky i fundit e ka zëvendësuar në dy ndeshjet e fundit.

Tifozët janë në dilemë se anën e kujt të mbajnë, pasi sigurisht nuk mund të bëjnë me faj dhe aq lehtë një futbollist si Ronaldo.

Por, nëse i hedhim një sy historisë, fakt është se kjo nuk është përplasja e parë e Ronaldos me një trajner.

Trajneri i parë që u bë "viktimë" e nervozizmit të Ronaldos është Karlos Keiroz, ish-trajneri i Portugalisë. Gjatë Botërorit 2010, luzitanët u eliminuan në 1/8-at e finaleve nga Spanja.

Pas daljes nga fusha, gazetarëve që e pyesnin për arsyet e disfatës, Ronaldo u shpreh ftohtë, egër dhe qartë: “Pyesni Keirozin”.

Nga ai moment, marrëdhënia mes CR7-ës dhe trajnerit ka ngrirë përfundimisht. Gjithsesi, edhe më e paharrueshme do të jetë përplasja mes Kristiano Ronaldos dhe Zhoze Murinjos, në periudhën e Realit të Madridit, ndonëse zjarri u ndez në dopiosfidën deçizive ndaj Barcelonës, në gjysmëfinalet e Champions-it të vitit 2011.

Pas ndeshjes së vajtjes, të luajtur në “Santiago Bernabeu”, Kristiano kishte shprehur hapur pakënaqësinë për skemat ultrambrojtëse të urdhëruara nga portugezi ndaj skuadrës.

Por Murinjo, edhe pse nuk u përgjigj me zë, e bëri me vepra, duke e ulur në stol sulmuesin në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Saragozës.

Për të qëndruar te Reali i Madridit, mund të përmendet edhe mardhënia mjaft e ftohtë me Rafa Benitezin gjatë 4 muajve që ai drejtoi klubin spanjoll ku ishte pjesë edhe Ronaldo.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit