JOQ Albania
Home

Plasi në tokë trajnerin kundërshtar, vjen dënimi drastik për lojtarin e Frankfurtit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/11/2019 11:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbollisti i Frankfurtit, David Abraham ka marrë një dënim shembullor për gjestin e tij të shëmtuar në ndeshjen ndaj Fraiburgut ku shtyu trajnerin kundërshtar dhe e plasi në tokë.

Ai nuk do të mundë të luajë më këtë vit për Frankfurtin. Federata e Futbollit në Gjermani e ka pezulluar mbrojtësin deri më 29 dhjetor.

Kapiteni i Frankfurtit u ndëshkua me karton të kuq pasi e shtyu me krah trajnerin, Streichen, në momentin kur po përpiqej të merrte një top që kishte dalë jashtë vijës së lojës.

Abraham nuk do të mundë të luajë në Bundesligë deri në ndeshjen e Freiburgut kundër Hoffenheim më 18 janar.