Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali dhe kjo është e sigurt, pasi përplasjet me tifozët kanë ftohur shumë mardhëniet e tij me këtë klub.
Milani është ekipi më i interesuar për shërbimet e shqiptarit. Kuqezinjtë nuk janë të kënaqur nga mesfusha aktuale, ndaj Xhaka shihet si një përforcim me shumë vlera për "djallin".
Megjithatë, për të siguruar shërbimet e Xhakës, Milani nuk do e ketë aspak të lehtë, pasi në qytetin e Milanos nuk janë vetëm kuqezinjtë që interesohen për mesfushorin.
Bëhet fjalë edhe për Interin, me trajnerin Konte që kërkon më shumë opsione në organikën e zikaltërve dhe Xhaka mund të jetë një alternativë reale.
Të shohim kush do e fitojë derbin në merkato kësaj here...