JOQ Albania
Home

Kombëtarja sfidon sonte Andorrën, Edi Reja bën disa ndryshime në formacion
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/11/2019 10:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte në "Elbasan Arena" ndeshjen e parafundit kualifikuese të vlefshme për eleminatoret e Europianit "Euro 2020".

Përballë është Andorra, ndërsa mendohet që trajneri Edi Reja do të bëjë edhe disa ndryshime në formacion për këtë sfidë.

Gjasat janë që në portë ta nisë Berisha, ndërsa në mbrojtjen me tre do të rreshtohen Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli.

Ndryshimet më të mëdha janë në mesfushë, por Reja ka dilema për krahët. Ai është i dyzuar për të hedhur në të djathtë Hysajn që rikthehet nga dëmtimi apo Roshin.

Në krahun tjetër, në balotazh për një vend janë Memolla e Trashi. Në qendër të mesfushës pritet të aktivizohen tre lojtarë të rinj, si Selahi, Ramadani dhe Ndoj, duke ruajtur Baren për Francën.

Mungesë e sigurt, për shkak kartonësh, është Klaus Gjasula, që do të jetë gati ndaj “Gjelave”. Me dëmtimin e Kamberit, i cili aktualisht është në dyshim për sonte, sulmi kuqezi pritet të jetë Uzuni-Balaj.

Ja formacioni i mundshëm për sonte: