Shfryn ish-sulmuesi i Kombëtares: Francës t’i vendosim himnin e Andorrës

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13.11.2019, 22:49

Kombëtarja shqiptare, luan pas pak ditësh, saktësisht, më 17 nëntor, ndeshjen përmbyllëse ndaj Francës, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ish-sulmuesi i Kombëtares, Roland Luçi, ka sjellë edhe njëherë në kujtim ngatërrimin e himnit të Shqipërisë në Francë, teksa nuk është i mendimit se ajo ishte thjesht një gafë.

Ai sugjeron që në këtë ndeshje, edhe ne t'i vendosim himnin e gabuar Francës. Shkrimin e tij në rrjetin social, Luçi e ka titulluar “Çështje dinjiteti”:

Postimi i tij:

Çeshtje dinjiteti

Gafa me Hymin ne Paris nuk ishte gafe, se po te ishte gafe nuk do tu kerkohej falje armeneve, nuk do kerkonte ndjese presidenti francez te kryeministri shqiptar dhe nuk do kulmonte “gafa” me daljen si gjel po te ketij Macroni te jepte sihariqin e mosafrimit ne BE te shtetit qe nuk i gjendej as hymni kombetar ne arkivat pariziene. Por ja qe paska rotacion, por per fat te keq jo reciprocitet, pavaresisht ngjashmerise morfologjike.

Shqiperia ndertoi nje stadium modern kombetar, i vetmi i tille ne bote qe ka atribute perfaqesuese kombetare e shteterore te sportit e kultures qe promovon nje kompani komerciale, por kjo eshte histori tjeter. E kishim te dinjiteti. Nqs nuk ke guximin, takatin dhe dinjitetin e duhur qe te japesh ne vend te La Marseillaise hymnin e Andorres dhe tu kerkosh te falur algjerianeve per ngaterresen, pra ne vend qe gjelave tu tregosh kotecin, del ne pah kompleksi yne historik i inferioritetit ndaj te huajve, del se ne paskemi detyrime te medha ndaj Frances, ju leshon atyre llokmen kryesore te tribunes per gazetaret e shumte nga interesi i jashtzakonshem qe paska shkaktuar lajmi i inaugurimit te stadiumit Air Albania ne bote?!

E vertete qe interesi dhe kurioziteti eshte i madh ne Shqiperi per stadiumin e ri dhe shumica do ta mbushin ate pikerisht nga ky kuriozitet me shume se te shohin francezet duke festuar. A propos festa: Interesi i madh francez per te ardhur ne “inaugurim” eshte pikerisht festa e tyre, se pikerisht aty ata do te festojne kualifikimin per ne Europian dhe duan te marrin pjese ne festim, duan t`ja transmetojne vendit te tyre suksesin.

Jane pikerisht ata, francezet, qe jane ne ethe me teper se ne per inaugurimin, per maksimalizimin e shkelqimit te fitores se tyre. Dhe ketu dalim te reciprociteti dhe dinjiteti, te qeveria dhe federata jone:

Kur s mund t jua kthesh me te njejten monedhe denigrimi e poshterimi, te pakten mos u krijo kushte luksi te festojne ne sofren tende te abandonuar, inauguroje stadiumin me nje ndeshje tjeter, ideale do te ishte nje miqesore me Kosoven, por dhe ndaj Andorres neser perseri stadiumi do te ishte plot dhe nuk do te duhej te kishe kujdes mos te ngaterrosh hymnet… Dhe qe te mos vulgarizohet, me Francen te luhej ne Elbasan dhe ky injorim i qyteteruar ndaj tyre do te ishte ekuivalenti elegant shqiptar i poshterimit te Parisit.

Duke falenderuar Federaten per bileten VIP qe me kishte rezervuar, me mospjesmarrjen time ne festen e gjelave te Makronit, shpresoj qe ajo bilete te mos i jete dhene ndonje gazetari trengjyresh.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit