Ish-sulmuesi i Juventusit, Moise Kean mund të rikthehet në Serinë A.
19-vjeçari u largua nga Torino te Evertoni për 40 milionë euro, por aventura e sulmuesit italian nuk po shkon ashtu siç pritej në Premier League.
Mediat italiane raportojnë se Milani mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Klubi kuqezi po mendon huazimin e 19-vjeçarit me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Kuqezinjtë kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, me të cilin kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
Në 12 javë në Premier League, Kane ka luajtur vetëm në dy ndeshje dhe ende nuk e ka gjetur golin, ndërsa te Juventusi në Serie A ishte gjithmonë protagonist kur futej në fushë.