JOQ Albania
Home

U akuzua se tradhtoi të shoqin, Rudina Dembacaj: Po, ne po ndahemi!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/11/2019 10:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej dy muajsh jeta private e aktores dhe moderatores Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmit se ajo është ndarë nga bashkëshorti.

E ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake up" në Top Channel, Rudina e ka pranuar për herë të parë ndarjen.

Moderatorja u shpreh se ajo dhe bashkëshorti, Aleks janë në proces divorci dhe kanë hapur një padi që në qershor.

Ajo u shpreh:

Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi"

Rudina dhe Aleksa po ndahen pas 3 vitesh martesë. Çifti janë prindër të një vajze, Viktorias.