Rudina Xhunga: Të gjithë e duam Unazën, kush qëllon me gurë policinë do ndëshkohet

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.11.2019, 15:39

Reagime të shumta ka patur ngjarja e sotme e ndodhur në Astir ku protestues në mbrojtje të banesave të tyre ndaj shembjes, janë përplasur me policinë.

Në drejtim të banorëve protestues u hodh gaz lotsjellës dhe disa prej tyre përfunduan në spital me fraktura të shumta.

Të moshuar e fëmijë, të cilët nuk i drodhën duart policinë të vepronte mbi ta si të ishin kriminelë.

Një deklaratë e fundit ka ardhur edhe nga gazetarja e njohur Rudina Xhunga, e cila ka thënë se ishte vonuar për të shkuar në punë për shkak të protestës.

Xhunga ka shtuar se të gjithë e duan zhvillimin e projektit të Unazës së Re.

Ajo deklaroi:

Të gjithë njerëzit duan Unazën përtej të gjithave. Unë u vonova për një tjetër rrugë që nuk po funksionon. Të gjithë duam rrugët. Jemi emocionalë dhe bëhemi partiakë, bëhemi edhe njerëzorë sepse edhe ata që po u prishen shtëpitë janë njerëz. Pastaj ndërhyn politika. Unë erdha me një taksi sot dhe ti e di që unë vij me taksi. Taksisti ishte demokrat dhe më tha se më mban rroga ime ke privati. Nuk ia kam marrë tokën askujt dhe këta të shkojnë te toka e tyre. Përtej emocionales, njerëzores e politikës, njerëzit duan rrugën."

Ndër të tjera, ajo shtoi se policia po bën punën e saj dhe kush qëllon ata em gurë do ndëshkohet. Xhunga tha se në fund të fundit ajo Unazë duhet bërë.

Deklarata e plotë:

Kush e ka shtëpinë e ligjshme i ka marrë paratë. Nuk është e lehtë të dalësh të blesh shtëpi siç kemi bërë të gjithë pa i zënë pronën askujt. Policia po bën punën e saj. Le të themi që ajo unazë duhet bërë. Le të themi kush qëllon me gurë policinë do ndëshkohet. Të gjithë po përpiqen ta kanalizojnë si një çështje ku po bëhet një vjedhje e madhe. Për mua po vihet në provë shteti ligjor. Megaskandali u zbulua dhe nuk po vazhdon ndërsa po vazhdon pengesa për të prishur ato shtëpi.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit