Futbollisti më i ri i kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, ka dalë sot në konferencën për shtyp, ku ka treguar situatën e zgjedhjes së tij mes Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës.
Futbollisti ka pranuar se ka pasur interesim nga të tre vendet, por ka zgjedhur Shqipërinë pasi kjo e fundit është interesuar më shumë.
Ai tha:
Më kanë pritur shumë mirë që në ditën e parë të stërvitjes. Për mua ishte kollaj të zgjidhja Shqipërinë. Iu kam thënë tre kombëtareve se kam dashur të stabilizohem në një klub për të paktën një vit, më pas të zgjedh. Unë jam i gatshëm të luaj, jam në formë të mirë, jam shëndoshë e mirë. Pastaj ajo e dokumenteve nuk është në dorën time, janë njerëz të tjerë që merren me atë punë. Unë jam gati të zbres në fushë."