Kombëtarja shqiptare luan dy ndeshjet e fundit, ndaj Andorrës fillimisht dhe më pas ndaj Francës, të vlefshme për eleminatoret e Europianit "Euro 2020"
Risi në listën e këtyre dy ndeshjeve, është sulmuesi Florian Kamberi, i cili shihet si një element mjaft i rëndësishëm te kuqezinjtë.
Sulmuesi i cili aktivizohet në kampionatin skocez me Hibernianin, mund të jetë titullar në ndeshjen ndaj Andorrës.
24-vjeçari, pritet të formojë një dyshe sulmi përkrah Manajt në repartin ofensiv dhe natyrisht pritet me kureshtje si do funksionojnë me njëti-tjetrin këta dy lojtarë.