Duka-Braçes: Na jep lekët dhe stadiumit i vëmë emrin tënd

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.11.2019, 10:23

Kritika për emrin e ri të stadiumit nuk kanë pasur vetëm qytetarët, por edhe zv.Kryeministri Erjon Braçe. Fjalëve të tij u është përgjigjur ironikisht kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Ai tha se komercializimi i emrit të stadiumit është një praktikë e ndjekur në të gjithë Europën dhe nuk është shpikur në Shqipëri. Mes ironisë Duka u shpreh se nëse Braçe ka kundërshtime, t'i japë ai lekët dhe stadiumit le t'i vëmë emrin e Erionit.

Kreu i FSHF-së vuri theksin tek rëndësia dhe vështirësia në financimin e stadiumit. Në vijim ai shtoi se Federata do të mundohet të mbajë shifrat e ish- "Qemal Stafës" për ekipet e kryeqytetit.

Duka u shpreh:

Nuk dua të bëj debat për emrin e stadiumit që mund të ishte “Qemal Stafa”, apo të ishte një prej lojtarëve të mëdhenj që ne kemi. Ky është një investim i FSHF-së me një donacion nga UEFA. Qeveria shqiptare na ka mbajtur padrejtësisht edhe TVSH-në, që duhet të na kthehet. Pjesa e komercializimit të emrit nuk u shpik nga ne, por bëhet në gjithë Europën. Stadiumi është edhe më i vështirë të mirëmbahet, pasi kemi nevojë për pjesën financiare. Nuk kam replikë me Erjon Braçen, por nëse ka kritika, atëherë t’i japë ai lekët dhe ia vendosim ne emrin e tij stadiumit. Ka shumë vështirësi në mirëmbajtjen e stadiumit dhe do të mundohemi që ky stadium të përdoret nga klubet shqiptare dhe të mos përdoret vetëm si një monument për t’u përdorur nga Kombëtarja. Ne do mundohemi të mbajmë për ekipet e kryeqytetit shifrat e ish-Qemal Stafës. Me zgjidhje më të mirë se Arena Kombëtare, është e vështirë të ketë".

Kujtojmë se emri i stadiumit të ri ngjan më shumë me emrin e një kompanie ajrore "Air Albania", sesa me atë të një stadiumi. Heqja e emrit të Qemal Stafës ka sjellë reagime dhe pakënaqësi të shumta.

Gjithashtu, në vijim pritet që UEFA të vendosë nëse "Air Albania" i përmbush kushtet për t'u luajtur ndeshjet e mëdha, apo jo.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit