Duket më shumë si një kompami fluturimi sesa si emri i një stadiumi, por ja që mbrëmjen e djeshme në "Air Albania", ish-Stadiumi "Qemal Stafa" për të gjithë ata që s'janë mësuar ende me emrin e ri, u luajt ndeshja testuese mes Vllaznisë dhe Apolonisë. Bëhet fjalë për një ndeshje të vlefshme për kampionatin e femrave në Shqipëri.
Mirëpo gjatë dhe pas ndeshjes, në rrjetet sociale u shpërndanë me shpejtësi fotot e tapetit të stadiumit. Në to duket qartë që bari ka lëvizur dhe në fushë ka copa balte.
Rreth një javë më pas pritet që në këtë stadium të luhet ndeshja Shqipëri-Francë.
Të pranishëm në stadium, përveç qytetarëve kanë qenë dhe zyrtarë të UEFA-s. Këta të fundit do të vendosin nëse "Air Albania" i përmbush kushtet për të luajtur kundër Francës.
Do të jenë ekspertët ata që do vendosin nëse Franca do të pritet të dielën e ardhshme në këtë stadium. Por edhe pse fjala e fundit nuk është thënë ende, qytetarët kanë nxituar për të blerë biletat e kësaaj ndeshjeje.