SKANDALI/ “O k*r, me kë je t’u fol ti?”, policët dhunojnë fizikisht qytetarin në Tiranë, ai i filmon: Do të vras fare nëse e publikon videon

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.11.2019, 23:56

Pamje të turpshme kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka denoncuar dhunën e pashembullt, që disa punonjës policie kanë ushtruar ndaj tij.

Qytetari shkruan se ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 03:00 të mëngjesit, tek "Rruga e Çollakëve" në Sauk.

Ai tregon se ishte duke lëvizur me makinën e tij, ndërsa më pas parkoi mjetin dhe vazhdoi në rrugën në këmbë, ku pak më tutje e priste një shok me makinë, pasi do shkonin diku.

Në këtë moment, sipas qytetarit, drejt tij vjen një patrullë policie dhe e ndalon. Punonjësit i kërkojnë patentën dhe kartën e identitetit dhe të fute brenda në automjet.

Pasi bëri ato që i kërkuan, qytetari i ofroi edhe çelësin e makinës që t'i bënin kontroll.

Më pas qytetari tregon se policët ia kërkuan sërish çelësin e makinës, ndërsa dyshon se ata ishin nën efektin e alkoolit ose të ndonjë substance narkotike.

Të gjitha këto, qytetari i ka filmuar me video, të cilën e ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania.

Mirëpo, kur policën pikasën se ai po i filmonte, ai thotë se një prej tyre e goditi me grusht në fytyrë.

Siç dëgjohet dhe në video, një prej policëve i drejtohet viktimës me fjalët: "O k*r me kë je t'u fol ti".

Qytetari pretendon se më pas i kërkuan që ta fshinte videon që ta lironin.

Por nuk mbaron me kaq! Denoncuesi tregon se e futën në një automjet me dhunë, ku e kërcënuan me jetë nëse do të publikonte videon, ndërsa gjatë gjithë rrugës vijonin ta dhunonin.

Qytetari pretendon se edhe në komisariat e kanë dhunuar dhe ofenduar, duke bërë kallëzim të rremë ndaj tij, sikur nuk ka paraqitur asnjë dokument për verifikim dhe nuk ka pranuar që mjeti i tij të kontrollohet.

Ai tregon më tej se nga kjo dhunë e paprecedentë u detyrua të shkonte tek Spitali i Traumës, për shkak të lëndimeve të mëdha fizike që kishte marrë.

Denoncuesi thekson se shteti nuk ka bërë asgjë për rastin e tij, dhe se nuk ka ku të ankohet, pasi ishte vetë policia, e cila duhet të sigurojë mbrojtjen e qytetarëve, që i dhunon vetë ata.

Dhe më të drejtë, qytetari ngre pyetjen: A është kjo policia që duam?

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Pershendetje JOQ, si jeni? Ju pergzoj per punen qe beni ! Un jam nje qytetar qe si tgjith te tjeret ne qofte se nuk je dikush duhet me pas frike me jetuar ne ket vend ! Pa ju lodhur shum dua tju trregoj nje histori duke u bazuar ne vidio : Isha duke levizur me makinen time te shtunen me date 9.11.2019 rreth ores 03:00 te mengjesit. Te rruga collakve parkova makinen e me priste nje shoku im aty me makinen do iknim diku. Parkova makinen, mbylla makinen dhe vazhdova rrugen ne kemb. Kur erdhi perball policia dhe me ndal dhe me tha dicka qe un se di qe ka ligj qe tshofi policia ne kemb dhe tkerkoj patenten Dhe kerkon qe un te futem ne mjet pa kuptim fare. Iu prezantova, i dhash ID personale se me than per tu verifikuar, i ofrova dhe celsin qe ti benin kontrroll mjetit. Pas pak minutash ndrryshojn mendim thon qe ku e ke celsin😂 me sa kuptova un ishin je efektin e alkolit ose te nje substance tjeter. Nderkohe qe ato me pane qe po filmoja. Me goditi njeri prej tyre me grusht dhe aty futa telefonin ne cels qe mos te fshinin vidon Aty me than fshi vidion qe te lirojm, pranova qe te shkoja dhe ne komisariat.Un se kuptoj kur kontrrollohet kembesori fizikisht dhe te jep ID personale, per cfar duhet te shoqerohet me dhune dhe grushta ! Kerkova ndihme nga nje patrrull tjeter policia qe te lajmeronte drrejtorin e tiranes per xhestet qe po ben policia. Ato ishin bashke, me futen pastaj ne makine e dy punojes policie mbrapa me rrifnin. Me thonin qe ne te njofim ty je kshu je ashtu, do tvras fare nqs e publilon ate vidjo! Shkoj ne komisariat, me len aty ne pllaka kush vinte me godiste dhe per te mbrojtur veten ben nje kallzim te rreme qe na ka kundershtuar ka ikur policis, nuk ka paraqitur asnje dekument per verifikim, nuk ka pranuar te kontrroj mjetin, qe asgje sesht e vertet. Nderkoh qe ne komisariat, kerkoja ndihm mjeksore, ato me godisnin dhe me ofendonin. Kur dola nga komisariati me shenja, shkova te urgjenca. Me pas urgjenca me trranferoj me ambulnc te spitali trraumes ne gjendjen qe isha. Bera tgjith egzaminimet shendetsore. U konstatua qe ishte perdor dhune fizike. Edhe sot shteti sben asgje me ket polici. Kjo esht policia qe duam? Ky esht ai ministrri Brendshem qe thoshte ne qofte se polici pergjigjet ashper ne rruge ai jam un! Faleminderit nqs e merni kete ankese ne konsiderate"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit