Luhet ndeshja testuese e Arenës Kombëtare, zbulohet ana e errët e stadiumit të ri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.11.2019, 20:01

"Arena Kombëtare" ka hapur sot dyert për herë të parë, ku prej orës 19:00 po zhvillohet ndeshja testuese mes skuadrave të Apolonisë dhe Vllaznisë për femra.

Ndeshja testuese po ndiqet edhe nga zyrtarët e UEFA-s.

Ndonëse ishte premtuar se gjithçka do të ishte gati për ndeshjen kundër Francës, disa foto nga stadiumi i ri, i cili do të quhet "Air Albania", dëshmojnë të kundërtën.

Siç shihet nga disa foto të realizuara në ambientet e impiantit të ri, të ndërtuar në gërmadhat e stadiumit "Qemal Stafa", mungojnë tabelat orientuese, si dhe ka ende punime të papërfunduara në brendësi.

Këto probleme vënë në pikëpyetje nëse ndeshja me Francën në 17 nëntor do të zhvillohet apo jo tek "Arena Kombëtare".

Heqja nga stadiumi e emrit Qemal Stafa, heroit i cili dha jetën për atdheun, për t'i vënë emrin "Air Albania", ka revoltuar shqiptarët, të cilët e konsiderojnë këtë vendim të turpshëm.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit