Ekskluzive/ “Ia nxorri rrobat poshtë pallatit!” Burime për JOQ Albania: Kejvina dhe Redjani bashkëjetonin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.11.2019, 17:43

Një prej ngjarjeve më të bujshme të ditëve të fundit në media ka qenë atentati që iu bë prokurorit Arjan Ndoja.

Ndoja udhëtonte në makinë me “Rrumin”, një person me precedentë penalë dhe shoferin e tij Andi Malokun, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.

Ata u qëlluan me breshëri plumbash nga persona të paidentifikuar. Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga Redjan Rraja, i njohur ndryshe me nofkën “Dara”, ai i dyshuar se ka marrë pjesë në atentat.

Gjatë marrjes në pyetje në lidhje me atentatin, Rraja deklaroi se nuk kishte dijeni pasi ishte me të dashurën e tij.

Pas kësaj ngjarje, u mor në pyetje nga policia edhe një vajzë e famshme e ekraneve shqiptare, e cila rezultoi të ishte modelja Kejvina Kthella.

Nga hetimet u zbulua se ajo kishte komunikime të shpeshta telefonike me Redjan Rrajën dhe u mor e shoqëruar në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni mbi ngjarjen.

Ajo u mor në pyetje nga policia për të zbuluar më tepër rreth lëvizjeve të Rrajës ditën e atentatit, detaje që do të krijonin një panoramë më të qartë të atentatit që tronditi qytetin bregdetar, por jo vetëm.

Sipas atyre që qarkulluan në media, modelja lëvizte me Range Roverin në pronësi të Rrajës.

Nuk ka patur ende një reagim nga ajo vetë në lidhje me ngjarjen.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se prej disa kohësh modelja e famshme bashkëjetonte me Rrajën. Pas ngjarjes së bujshme, të njëjtat burime konfirmojnë se ajo ka nxjerrë poshtë pallatit të gjithë rrobat e tij.

Çifti i njohur e së fundmi shumë i lakuar në media, jetonin në një apartament në Selitë tek pallatet e oligarkut Shkëlqim Fusha, konfirmojnë burime për JOQ ALBANIA.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit