Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, në prag të dy ndeshjeve të fundit eleminatore, ndaj Andorrës dhe Francës.
Veç intervistës së Rejës, pati edhe një moment mjaft interesant. Pasi i ishte përgjigjur një pyetje, trajneri italian pyeti përkëthyesin nëse e mbante apo jo mend përgjigjen.
Ky i fundit pohoi dhe nisi të fliste, por u ngatërrua duke folur edhe ai italisht, ndërsa në atë moment plasën të qeshurat në sallë, ndërsa edhe vetë Reja u shpreh se edhe përkthyesi u ngatërrua.
Ja pamjet: