JOQ Albania
Home

Modeles së Playboy i grabisin shtëpinë, atë e lidhin me litarin e qenit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/11/2019 11:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Modelja e Playboy, Lauryn Elaine, ka përjetuar çaste tmerri teksa ka qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpi. Sipas raportit të policisë, ajo kishte hyrë te shtëpia e saj në veri të Hollivudit, në orën 23:45 dhe kishte gjetur derën të shqyer.

Brenda e prisnin burra me maska, të cilët i kishin drejtuar një armë në kokë dhe e kishin detyruar të hapte kasafortën që mbante në shtëpi. Ata kishin përdorur litarin e qenit për ta lidhur të shtrirë në tokë.

Siç mësohet, vajzës joshëse i kanë marrë nga banesa sende me vlerë rreth 30 mijë dollarë. Ajo ka bërë denoncim në polici ku ka treguar tmerrin e përjetuar, ndërsa autorët janë larguar pa lënë gjurmë.