JOQ Albania
Home

Zbulohet lista e kombëtares/ Jashtë Cikalleshi, vjen për herë të parë Florian Kamberi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/11/2019 11:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja,  ka bërë publike listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës kundër Andorrës dhe Francës, të vlefshme për eleminatoret e Europianit "Euro 2020".

Surprizë në listë sulmuesi i ri, Florian Kamberi, i cili vjen për herë të parë në kombëtaren kuqezi. Sulmuesi i Hibernianit dhe ku është përqendruar e gjithë vëmendja, do të jetë te Shqipëria që në këto dy takime.

Ndërkaq, mungon Sokol Cikalleshi, i cili është dëmtuar në ndeshjen e djeshme dhe nuk mund të grumbullohej.

Gjithashtu është konfirmuar përfundimisht edhe mungesa e Armando Sadikut. Ndërkaq, një risi tjetër është edhe afrimi i lojtarit të Lokomotiv Zagrebit, Enis Cokajt në listën e pritjes së Kombëtares A për herë të parë.

Kjo është lista e plotë: