JOQ Albania
Home

Instagram merr veprimin drastik që i frikësoheshim të gjithë!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10/11/2019 10:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Javën që vjen, Instagram do të ndërmarrë veprimin që i frikësoheshim të gjithë!

Like-t në foto do të zhduken! Ato do të jenë të dukshme vetëm për personin që ka postuar foton dhe jo për ndjekësit e tij.

Kjo iniciativë e marrë nga kompania në pronësi të Facebook vjen si një përpjekje për të “hequr presionin” e të qenit të pëlqyer tek përdoruesit.

Ndryshimet vijë pasi ka shqetësime për ndikimin që këto platforma ndikojnë në vetëbesimin dhe gjendjen mendore të përdoruesve të rinj.

Drejtuesi i Instagram Adam Mosseri ka treguar se javën që vjen askush nuk do të mund të shohë sa pëlqime kanë ndjekësit e tyre.