Milani po kalon një moment të vështirë, pasi edhe me ardhjen e Piolit, kuqezinjtë ende nuk po arrijnë dot të dalin nga kriza e rezultateve.
Sikur mos mjaftonte kjo, skuadra po përballet edhe me kapriçot e futbollistëve. Një ndër ta është edhe Frenkie Kessie, i cili shpesh bëhet problem me sjelljet e tij.
Së fundmi, ai e ka tepruar sërish dhe është lënë jashtë listës së grumbullimit për sfidën me Juventusin.
Fillimisht u mendua për një dëmtimm, por së fundmi raportohet se ka qenë një vendim i trajnerit, Pioli.
Tekniku italiane e ka lënë jashtë lojtarin nga Bregu i Fildishtë, për shkak të mos impenjimit të tij në stërvitje, si dhe formës së dobët.