JOQ Albania
Home

Moti vjen me plot surpriza, kush janë dy qarqet që do “pushtohen” nga shtrëngatat këtë të shtunë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/11/2019 0:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka zbuluar se si pritet të jetë moti për ditën e sotme, 9 nëntor 2019.

Sipas IGJEUM, reshjet e shiut do të vijojnë të jenë prezente në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme.

Reshjet do të jenë me intensitet mesatar në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

Ndërkohë në pjesën e dytë të ditës së sotme, pritet që reshjet të shoqërohen me shtrëngata në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës.

RESHJET

Nesër (e shtunë, dt.09) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në pjesën e dytë të ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 20 °C

në vendet e ulëta: 12 / 20 °C

në vendet malore: 7 / 14 °C

ERA

Nesër (e shtunë, dt.09) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.