JOQ Albania
Home

“Jemi lesbike, jemi krenare”, komuniteti LGBTI marshim në orët e vona në Tiranë: Hatixhja e don Xhemilen
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/11/2019 0:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një protestë e pazakontë është zhvilluar mbrëmjen e të premtes në Tiranë.

Aktivistë dhe anëtarë të komunitetit LGBTI, kryesisht femra, kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit, në një paradë për të drejtat e tyre.

Me thirrjet në kor "Jemi lesbike, jemi krenare", protestuesit për të drejtat e komunitetit LGBTI vijuan të qetë marshimin, i cili u shoqërua nga forcat e policisë.

Gjatë protestës ra në sy momenti kur dy vajza të këtij komuniteti u puthën, ndërsa në duar mbanin një banderolë ku shkruhej: Hatixhja e don Xhemilen.

Parulla të tjera ishin edhe ato ku shkruhej: "Jam krenare që vajza ime është lesbike", "krenar me qenë vetja" etj.

Kjo protestë u zhvillua në kuadër të konferencës vjetore "ERA".