JOQ Albania
Home

Furnizonte të burgosurit me “mall jeshil”, vihet në pranga oficeri i policisë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 23:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një oficer i Policisë së Burgut të Rrogozhinës, i cili tentoi të fuste rreth 60 gramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit, e ka pësuar keq.

Sipas raportimeve paraprake, mësohet se bëhet fjalë për oficerin, Pëllumb Sinani, i cili është arrestuar nga policia.

Ende është e paqartë se ku e ka marrë lëndën narkotike Sinani dhe se cili ishte destinacioni i saj, ndërkohë dyshohet se ishte porositur nga ndonjë i burgosur.

Detaje të tjera nga ngjarja pritet të zbulohen në vijim nga policia.