JOQ Albania
Home

Preku zemrat e mbarë shqiptarëve, mësuesi nga Kosova i ndryshon jetën 12-vjeçares nga Ballshi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 23:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Historia e dhimbshme e 12-vjeçares nga Ballshi, Jorida, e cila rrëfeu mes lotësh se si skolioza dhe deformimi i legenit ia kishin bërë jetën "ferr" të përditshëm, preku zemrat e mbarë shqiptarëve.

Prindërit thanë në puntatën e të premtes së kaluar të emisionit "Shqiptarët për shqiptarët" se operacionet për shërimin e vajzës së tyre kushtojnë 26.500 euro.

Jorida tregoi se ndjen dhimbje shumë të forta, ndërsa lotët e saj të pafajshëm të copëtonin zemrën. Ai shprehej se nuk dëshironte t’ua tregonte prindërve dhimbjet e saj të tmerrshme, se nuk donte t’i trishtonte ata.

Vogëlushja nga Ballshi ka nevojë për dy operacione; për legenin e dëmtuar dhe për skoliozën në shtyllën kurrizore.

Në puntatën e sotme, në emision u dha lajmi i mirë se paratë për operacionin e vajzës janë mbledhur.

Ka qenë mësuesi nga Ferizaj, Nuhi Bega, i cili shprehu dëshirën për të marrë përsipër koston e operacioneve të vogëlushes. Mirëpo, imami Elvis Naçi vendosi që ai të paguante vetëm gjysmën e shifrës që nevojitet për operacionin, pasi gjysma tjetër ishte mbledhur nga shqiptarët, të cilët treguan dhe njëherë zemrën e tyre të madhe, kur bëhet fjalë për njerëz që kanë nevojë për ndihmë.

Ai shkoi në klasën e vogëlushes dhe i dorëzoi Joridës një letër, e cila u lexua nga vetë 12-vjeçarja, ku ndër të tjera shkruhej:

Shqiptarët panë një vajzë të mrekullueshme, ti je me fat se rrethohesh nga njerëz që të duan, çdo shkronjë që ti lexon e kanë shkruar shqiptarët kudo në botë, zërin tënd që dridhej dhe lotët në faqe shqiptarët i panë dhe vendosën që të marrin përsipër kostot e operacioneve.”

Te prindërit e Joridës, Xhelal Bega, i cili është djali i mësuesit që vizitoi Joridën në klasë, u dha prindërve lajmin se paratë e operacionit janë mbledhur! “Po ma freskon shpirtin kjo!”, tha Xhelali, i cili plotësoi shumën e parave të operacionit të vajzës.

Lajmi i Xhelalit i ka lënë pa fjalë prindërit që janë mbytur nga lotët dhe emocionet. Elvisi në fakt u tha prindërve se është caktuar data e operacionit të Joridës.