JOQ Albania
Home

Mediat italiane tregojnë se cila ishte kërkesa e Alvinit kur e shpëtuan nga kampi i ferrit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08/11/2019 19:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mediat italiane po i kushtojnë një vëmendje të madhe djaloshit 11-vjeçar shqiptar, Alvin Berisha. Kujtojmë këtu se sot djaloshi shqiptar ndodhet me babanë e tij dhe motrat.

Ai jetoi disa vite në Siri, pasi e mori me vete nëna e tij, e cila u bë xhihadiste. Kujtojmë se Alvini u shpëtua falë një operacioni të përbashkët nga kampi i Al Hol në Siri.

Kampi i ‘’Al Hol-it’’ njihet ndryshe si kampi i ferrit. Mediat italiane kanë dhënë detaje nga momentet e para kur Alvini la kampin për në botën e lirë.

Një nga drejtuesit e Kryqit të Kuq ka thënë:

Është një fëmijë i fortë. E demonstroi edhe në momentet e fitimit të lirisë. Kur arriti në hotel në Bejrut kërkoi pulë me patate. Dhuratat e parë për të ishin një Lego dhe libra për fëmjë.  Në 48 orët e fundit për të kanë qenë si të ishte në një botë përkëdheljesh.’’