JOQ Albania
Home

Katastrofa mjedisore/ Dikur “mushkëria” e Vlorës, si u shndërrua pylli i Sodës në vendgrumbullim mbeturinash
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Papërgjegjshmëria ka arritur në nivele të frikshme në vendin tonë. Nëse në vendet e tjera, qytetarët përkujdesen për pasuritë natyrore dhe vetë natyrën, këtu në Shqipëri ekziston një "trend" i çuditshëm, ku persona të papërgjegjshëm hedhin plehrat në liqene, lumenj dhe së fundmi edhe në pyje.

Ndotja mjedisore shkakton probleme të shumta, duke krijuar edhe sëmundje dhe epidemi të ndryshme në popullatë, por duket se askush s’do t’ja dijë për këtë fakt.

Së fundmi, pamje të turpshme vijnë nga Vlora , ku pylli i Sodës, që ndryshe cilësohet si "mushkëria" e qytetit bregdetar, është shndërruar në vendgrumbullim mbeturinash.

Sikur të mos mjaftojnë mbeturinat dhe mbetjet inerte, tashmë pylli i Sodës tashmë mund të quhet edhe një "varrezë makinash", ku mund të gjesh pjesë makinash, të hedhura në mënyrë të papërgjegjshme nga serviset e makinave, që operojnë në qytetin e Vlorës.

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e personave përgjegjës që kanë shkaktuar këtë katastrofë mjedisore, të cilët do të ndiqen penalisht.