JOQ Albania
Home

Shqiptarët s’do kenë më gjë në xhepa/ Qeveria rrit edhe më shumë çmimin e ujit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08/11/2019 16:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për ditë e më shumë  çmimet janë duke u rritur për shqiptarët, aq sa kostoja e jetësës po bëhet e papërballueshme.

Së fundmi Enti Rregullator i Ujit ka marrë vendimin se  çmimi i ujit do të rritet edhe më shumë në katër qytete të vendit. Mësohet se qytetarët në Vlorë dhe në Krujë do të paguajnë paguajnë më shumë për ujin.

Kurse qytetarët në Berat dhe Kuçovën rritja ka nisur të aplikohet që prej datës 1 nëntor. Qytetarët e Vlorës janë ata që do të paguajnë më shumë. Kjo duke qenë se tashmë konsumatorët do të paguajnë për ujin e pijshëm 45 lekë/m3 nga 30 lekë/m3, apo 50% më shtrenjtë se sa paguanin aktualisht.

Një fjalë në vendin tonë thotë ‘’Do t’i rrjepim të gjallë’’ me këtë rritje  çmimesh kështu po ndodh edhe me shqiptarët pasi qeveria po o i rrjep të gjallë.

Foto ilustruese