JOQ Albania
Home

Shqiptarët s’do kenë se ku të vizitohen/ Mjeku jep alarmin: Qeveria të shpallë SOS
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08/11/2019 15:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Largimi i mjekëve nga vendi ynë është kthyer në një problem shqetësues. Për ditë edhe më shumë mjekët dhe infermierët po largohen nga vendi, për t’u punësuar kryesisht drejt Gjermanisë.

Kurse gjatë ditës së sotme president i Shoqatës Shqiptare të Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale, doktor Agron Dogjani ka paralajmëruar se nëse largimi i mjekëve vazhon me këto shifra atëherë nuk është e largët dita, kur shqiptarët nuk do të kenë se ku të vizitohen.

Ai është shprehur kështu:

Është më të vërtetë e dhimbshme. Unë lektroj edhe në Fakultetin e Mjekësisë dhe një pjesë e madhe e studentëve të mi tashmë kanë emigruar. Nuk do ta shikojmë pasojën sot, por në vite. Edhe spitali ynë është prekur. Ne kemi në disa specialitete, mungesë të kuadrit mjekësor. Qeveria duhet të shpallë atë që quhet SOS. Të gjejë mjetet që t’i mbajmë këto kontigjente. Është truri i kombit. Mbajeni mend: mbas disa viteve nuk do të kemi ku të vizitohemi! Ne vetë tani kemi mungesë personeli, mbi 5 reanimatorë.’’