JOQ Albania
Home

I vranë të birin tek dera e shtëpisë, kryefamiljarit i vënë tritol në banesë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2019 14:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banesa e Gëzim Kosiqit në Maqellarë të Bulqizës është bërë objekt i një atentati me eksploziv mëngjesin e sotëm. Mësohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëmë të konsiderueshme materiale.

Gëzim Kosiqit në mars të 2018-ës i kanë ekzekutuar djalin 32 vjeçar, Elsi Kosiqin, në oborrin e shtëpisë së tij në

32-vjeçari u vra mesnatën e 20 Marsit në Maqellarë të Dibrës, një ngjarje e cila e tronditi jo pak zonën.

Për këtë vrasje policia ka arrestuar Mahmut Gegën, banues në njësinë administrative Shupenzë. Sipas policisë ngjarja ndodhi për arsye të dobëta.

Kosiqi dhe vëllezërit e tij, pasi kishin punuar për disa vite në emigracion ishin kthyer në vendlindje, ku kishin ndërtuar dhe një hotel në zonën e llixhave.

Njoftimi i policisë pas arrestimit të Mahmut Gegës:

Në vijim të informacionit paraprak, ku është  vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqeëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i  autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasi: M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë. Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes"