JOQ Albania
Home

Kush është “Juli i Pashakos”, “i forti” i Lushnjës që po kërkohet për atentatin ndaj prokurorit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2019 9:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se personi i dytë i dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është i njohur në botën e krimit, ndërsa ka thënë edhe emrin e tij.

Ai u shpreh:

E dimë të gjithë emrin e atij që kërkon policia sot në Lushnje, dhe nuk e themi, është Julian Sula është nga karbunara e Lushnje i arrestuar vcetëm 4 vitet e fundit 4-5 harë. Ky shtet nuk është në gjndje ti godasë kriminelët.”

Sipas informacioneve paraprake, policia është vënë në ndjekje të shtetasit Julian Sula nga Lushnja, i njohur me nofkën “Juli i Pashakos”. Sula nuk është një emër i panjohur për policinë pasi është arrestuar dhe liruar sërish disa herë. Ai ka qenë një ndër personat e parë, i shoqëruar si i dyshuar për masakrën e Lushnjës, ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të Aldo Bares.

Në atë kohë, “Juli i Pashakos” u dorëzua vetë në Komisariatin e Lushnjes, por u la i lirë për mungesë provash. Ky shtetas dyshohet se ka dijeni për atentatin sepse ka njohje me një grup rival me Landi Muharremin, apo “të fortin", i plagosur në atentatin e 1 nëntorit pasi ndodhej në makinë me prokurorin Ndoja dhe viktimën Andi Maloku, shoferi i prokurorit.