JOQ Albania
Home

Efektivi i policisë rrihet në mes të rrugës në Tiranë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2019 8:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një efektiv policie mësohet të jetë dhunuar mbrëmjen e djeshme nga disa persona ende të paidentifikuar.

Burime jozyrtare bëjnë me dije për Vizion Plus se efektivi i policisë ka qënë duke lëvizur me motorr pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë, kur është ndalur nga dy automjete, njëra prej të cilave me ngjyrë të kuqe dhe tjetra gri, dhe pas një debati shoferi ka nisur të godasë efektivin.

Më pas nga automjeti me ngjyrë të kuqe, kanë zbritur tre persona të tjerë të cilët po ashtu kanë ushtruar dhunë ndaj efektivit. Mësohet se efektivi nuk u është kundërpërgjigjur agresorëve.

Pas largimit të tyre i ka hipur motorit edhe është larguar.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë në lidhje me ngjarjen si dhe mbi agresorët e efektivit. Pritet që uniformat blu të japin detaje ne lidhje me ngjarjen si dhe motivin e sulmit.