JOQ Albania
Home

I servirën mish pule të papjekur në Fast-Food, paralizohet 31-vjeçari
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 1:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë mbeti i paralizuar pasi hëngri mishin e pagatuar të pulës në një Fast-Food në Londër.

31-vjeçari, Richard Jackson nga Brighton, pësoi helmim nga mishi i pagatuar mirë, gjë e cila shkaktoi një gjendje të rrallë auto-imune të quajtur Transelel Mieliti, që e la atë të paralizuar dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Jackon tregon se ngjarja ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar. Ai vijoi duke thënë se u shtrua në Spitalin e Shën Riçardit, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Nga kjo gjendje e rrallë e shkaktuar nga helmimi nga mishi i papjekur, 31-vjeçari nuk mund të lëvizte më krahët dhe as nuk mund të gëlltiste dot ushqimin, si dhe kishte mezi mund të ecte.

Ai tha:

Pësova një helmim të lehtë ushqimor nga mishi i pulës i pagatuar mirë, i cili më shkaktoi një gjendje të rrallë të imunitetit, duke më lënë të paralizuar. Unë u pranova në Spitalin e Shën Riçardit në Chichester, pasi fillova të kisha probleme me ecjen. Më pas gjendja ime shëndetësore u përkeqësua dhe brenda 24 orëve nuk isha në gjendje të përdorja krahët, madje as të gëlltisja ushqimin. Mjekët nuk e dinin se çfarë më ndodhte, por ata duhet të bënin diçka shpejt. Ata më zhvendosën në kujdesin intensiv, më vendosën në një ventilator."

Mjekët zbuluan se sistemi imunitar i Jackson kishte sulmuar palcën kurrizore, e cila e la të paralizuar nga qafa e poshtë.

Pas disa ditësh nën kujdesin intensiv të mjekëve, 31-vjeçari filloi të rilëvizte disi krahët dhe këmbët. Mjekët më pas i hoqën ventilatorin dhe tubat e ushqimit.

Por ky ishte vetëm fillimi për normalizimin e gjendjes së tij shëndetësore, për shkak se si pasojë e regjimit të shtratit, ai humbi efikasitetin e muskujve dhe forcën e tij fizike.

Në tre muajt e ardhshëm, i riu u shtrua një qendër profesionale trajtimi fizioterapik.

Fatmirësisht pas dy muajsh trajtim, ai u rikthye në gjendjen e tij normale.

Ai vlerësoi stafin e qendrës dhe tha:

Vetëm në dy muaj më mësuan të ulem, të ha, të flas qartë, të qëndroj duke larë dhëmbët, të futem në makinë nga një karrige me rrota dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, të jem në gjendje të eci përsëri."

Burimi: LADbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania