JOQ Albania
Home

Atentati në Durrës, gazetari: Kejvina Kthella u mbajt 10 orë në Polici
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 0:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme u raportua se policia ka shoqëruar modelen e njohur, Kejvina Kthella, për ta marrë në pyetje lidhur me atentatin me një të vdekur e dy të plagosur në Durrës.

Nga hetimet u zbulua se ish-velina e "Xing me Ermalin", kishte miqësi të arrestuarin e vetëm për atentatin,Redjan Rraja, me të cilin komunikonte shpesh edhe në telefon.

Ajo u mor në pyetje nga policia për të zbuluar më tepër rreth lëvizjeve të Rrajës ditën e atentatit, detaje që do të krijonin një panoramë më të qartë të atentatit që tronditi qytetin bregdetar, por jo vetëm.

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar detaje të tjera lidhur me shoqërimin e modeles Kthella në polici, si e implikuar në ngjarjen e rëndë.

Koka tha se Kejvina Kthella është shoqëruar në komisariat mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për rreth 10 orë.

Ai tha:

Vajza e Show Bizz-it është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë në policinë e Tiranës. Është marrë në pyetje për lëvizjen dhe aktivitetin e shtetasit Redjan Rraja."

Pasditen e djeshme (7 nëntor) ndërroi jetë në spital 24-vjeçari, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, i cili mbeti i plagosur rëndë nga breshëria e plumbave drejt makinës që drejtonte.