JOQ Albania
Home

“O çuni im, o Andi…!” Momenti i dhimbshëm kur familjarët e shoferit të prokurorit marrin lajmin e zi
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07/11/2019 21:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Andi Maloku është 24-vjeçari i cili ndërroi jëtë sot në spitalin e Traumës pas plumbave të marrë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Maloku ishte shoferi i prokurorit Ndoja me të cilin ndodhej në makinë në momentin e atentatit, e bashkë me ta edhe Aleksandër Laho ose i njohur ndryshe si “Rrumi”.

Para se të punonte si shofer i prokurorit Ndoja , Maloku ka punuar si punonjës policie në komisariatin e Krujës.

24-vjeçari ishte prej ditësh në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve, por sot ai nuk arriti ti mbijetojë plumbave të marrë.

Në momentin kur Andi Maloku ka mbyllur sytë, në spital kanë qënë të pranishëm edhe familjarë të tij.

Ata kanë ngritur kunjën kur mësuan lajmin e kobshëm të afërmit të tyre.

Siç shihet edhe nga pamjet, në ambientet e spitalit dëgjohen ulëritjet e familjarëve, ndërkohë që forca të shumta policie kanë shkruar në spitalin e Traumës.