JOQ Albania
Home

DETAJET/ Ndarja nga jeta e Andi Malokut, një natë më parë gjendja e tij u përmirësua dhe doli nga reanimacioni
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/11/2019 20:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shoferi i prokurorit, Arjan Ndoja, 24-vjeçari Andi Maloku, ndërroi jetë pak minuta më parë në Spitalin e Traumës.

I riu mbeti i plagosur rëndë në atentatin e 1 nëntorit tek mbikalimi i Shkozetit, pas breshërisë së plumbave në drejtim të automjetit që po drejtonte, ku po udhëtonte drejt Tiranës së bashku me prokurorin Ndoja dhe Aleksandër Lahon. Edhe këta dy të fundit mbetën të plagosur, por me lëndime më të lehta, ndërsa 24-vjeçari u dërgua ditën e atentatit drejt Traumës në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme Maloku doli nga reanimacioni drejt pavijonit, pasi gjendja e tij u përmirësua.

Mirëpo mëngjesin e sotëm, 24-vjeçari ka pasur disa komplikacione me frymëmarrjen dhe u ridërgua në reanimacion, pasi dyshohej për trombeomboli.

Shoferi i prokurorit Ndoja mori dy plumba, një në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore.

Andi Maloku i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja dhe Aleksandër Lahos falë manovrave të kryera me makinë, por nuk mundi dot të shpëtonte veten.

I vetmi i arrestuar për ngjarjen është shtetasi Redjan Rraja, i cili akuzohet si një prej autorëve që kryen atentatin.

Pas ndarjes nga jeta të Maloku, pritet të ndryshojë edhe akuza për Rrajan, nga "vrasja kundër dy ose më shumë personave, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë", në atë të "vrasjes".