JOQ Albania
Home

Vodhi bankën e u largua në këmbë pa të keq fare/ Prangoset shqiptari
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/11/2019 19:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqiptari që grabiti një bankë në Kantonit të Cyrihut këtë të mërkurë është arrestuar. Mësohet se gjatë operacionit për kapjen e tij nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Mesditën e së të mërkurës ai ka hyrë në bankë dhe u ka drejtuar armën të pranishme t’i jepnin paratë.

Ai është larguar në këmbë dhe policia nuk është munduar shumë për kapjen e tij. E ditur bëhet se shqiptari ishte me origjinë nga Kosova  dhe se ishte 36- vjeçar.

Kurse identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Policia zvicerane po punon për të zbuluar nëse shqiptari ka bashkëpunuar me ndonjë person tjetër.