JOQ Albania
Home

Po realizonte një kronikë për kazinotë, sulmohet fizikisht gazetarja shqiptare
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/11/2019 18:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Kosovë.

Sipas mediave kosovare, gazetarja e "Klan Kosovës", Mejreme Gashi, është sulmuar fizikisht nga një person në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Gashi ishte duke realizuar një kronikë mbi aktivitetin e disa kazinove në këtë fshat, por është përballur me dhunën e një personi në kazino.

Mësohet se edhe ekipi i "Klan Kosovës", që ishte bashkë me gazetaren, është sulmuar nga personi në fjalë, i cili ende nuk është identifikuar.