JOQ Albania
Home

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Gazetari paralajmëron: Ky lakror ka shumë petë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/11/2019 18:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari Armand Bajrami ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi të premten e kaluar. Kujtojmë këtu se prokurori Arjan Ndoja dhe dy persona të tjerë u plagosën në një atentat me armë zjarri. Gazetari tha në lidhje me këtë ngjarje më tej se ky lakror ka shumë petë.

Ai është shprehur kështu:

Ky lakror ka shumë petë, dhe nëse hapen petat e këtij lakrori…Por, si fillim duhet të identifikohen autorët dhe të vihen para drejtësisë.’’

E përsa i takon Redian Rrajës Bajrami tha se nuk është një emër i padëgjuar për gazetarët dhe autoritet.

Më tej ai ka thënë:

Redian Rraja nuk është emër i ri për mediat dhe as drejtësinë. Kujtojmë këtu çështjen “Xhisiela”,oficeri i policisë Emiljano Nuhu pretendoi se ishte kërcënuar nga Rraja për t’u tërhequr.”