JOQ Albania
Home

Pa rroba në trup/ Pamjet e shqiptarëve teksa policia spanjolle i kap mat brenda magazinës me kanabis
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/11/2019 19:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia spanjolle ka publikuar pamje nga operacioni i arrestimit të 6 trafikantëve shqiptarë në Alicante. Shqiptarët janë prangosur teksa ishin duke fjetur gjumë brenda një magazine të mbjellë me kanabis.

Mësohet se magazina prej 3 mijë metra katrorë kishte 7 dhoma, në të cilat ishin të gjitha kushtet e përshtashme për rritjen e kanabisit.

Po ashtu e ditur bëhet se shqiptarët e bënin me turne se kush do të ruante magazinës, por policia spanjolle i ka zënë ata mat në gjumë.

E ditur bëhet edhe se nga ky operacion janë sekuestruar 74 kg kanabis dhe 1,300 euro. Shqiptarët janë zënë në befasi dhe në momentin që janë arrestuar pjesa më e madhe e tyre ishin vetem me të brendshme.