JOQ Albania
Home

Akuza e fortë për një nga kryebashkiakët e Ramës: Është një i tillë që thith mall
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/11/2019 18:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditës së sotme deputeti Lefter Maliqi ka lëshuar akuza shumë të rënda kundër kyeministrit Edi Rama. Ai ka thënë se ky i fundit ka lidhje të ngushta me kriminin.

Por akuza të rënda ai drejtoi edhe ndaj një kryebashkiaku, të cilit nuk i ia tha emrin, por tha se ky i fundit është përdorues droge.

Sipas tij emri i këtij kryebashkiaku do të dalë së shpejti dhe nëse nuk del i bie që ka ndërhyrje.

Më tej ai ka thënë:

Më vjen keq që ky kryeministër i sëmurë nuk heq dorë për tu takuar me kriminelë. E mbushi parlamentin me kriminelë. Kemi kryebashkiakë kriminelë. Dy ikën. I treti është i Vaut të Dejës. I katërti po jua them ju, një pjesë e medias e dinë. Do të dalë shpejt, nëse nuk del ka ndërhyrje. Është i tillë që thith mall, kryetar bashkie në Shqipërinë e mesme dhe të jugut, kokainë. E di se e kam burim të sigurt.‘‘