JOQ Albania
Home

E zbulojnë në Argjentinë, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i Barcelonës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/11/2019 18:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me krizën që po kalon aktualisht skuadra e Barcelonës, trajneri Ernesto Valverde është gjjthmonë e më larg stolit të katalanasve dhe tashmë kjo është e sigurt.

Në mediat spanjolle, kanë nisur që tani të aludojnë për zëvendësuesin e Valverdes dhe flitet për Ronald Kuman, por ky i fundit ka edhe 1 vit kontratë me kombëtaren e Holandës.

Së fundmi, Klaudio Borgi, ish-futbollist dhe komentator i njohur në Argjentinë, bën me dije se Marcelo Gallardo, trajneri aktual i River Plate, do të udhëheqë së shpejti Messin me shokë.

Nuk dihet se sa i vërtetë është ky lajm, pasi mediat në Spanjë vazhdojnë të ngulmojnë se Kuman, do marrë drejtimin e katalanasve ndaj ky raportim i fundit ka krijuar një situatë konfuze.